Jo më koronavirus! Si do të quhet tani sëmundja vdekjeprurëse

Virusi vdekjeprurës që është përhapur me shpejtësi të madhe në Kinë dhe i ka marrë jetën mbi 1000 personave, tashmë do të ketë një emër specifik.

Emri zyrtar i këtij virusi është Covid-19, ndërsa koronavirus është termi me të cilin mediat dhe populli përdorën për grupin e viruseve ku përfshihet edhe Covid-19.

“Tashmë kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19. Ishim të detyruar të gjenim një emër që nuk i referohej asnjë vendndodhjeje lokale, kafshe, grupi individual apo grupi njerëzish”,- u shpreh drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesu.

Emri “Covid” është marrë nga “corona”, “virus” dhe “disease” (sëmundje), ndërsa numri 19 përkon me vitin 2019 kur u përhap ky virus.


Shtuar 12.02.2020 10:30