Rama se pranon dhunën, gazetari heq pantallonat në emision dhe zbulon plagët (FOTO LAJM)

Gazetari Alfred Lela është përballur sonte me kryeministrin Edi Rama gjatë protestës për shembjen e teatrit.

Gjatë një interviste në “Real Story”, Lela ka ngritur zërin për dhunën e ushtruar ndaj tij, pamje që kanë bërë xhiron në rrjtet sociale, por që janë mohuar nga kryeministri Rama.

Në debat e sipër, Lela ka deklaruar se do të zhvishet për t’i treguar kryeministrit shenjat e dhunës.

Gazetari ka zhveshur pantallonat dhe ka zbuluar shenjat në këmbët e tij të cilët sipas tij edhe pse kanë 5 ditë, ende janë të freskëta.

Kryeministri Rama ka vazhduar të kundërshtojë Lelën dhe të deklarojë se nuk është dhunuar nga policia e shtetit. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 19:26