Iu arrestua babai dhe iu fut në listën e zezë të SHBA-së, zv/ministrja jep dorëheqjen

Zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen pasi i ati, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Mësohet se Haxhiu i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.


Shtuar 21.05.2020 19:33