Lala: 10 mijë përgjime në resortin Golden, video me ministra e deputetë

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë fakte tronditëse. Ajo ka zbuluar se në resortin ‘Golden’ në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339.

Lala tha se janë përgjuar ministra e deputetë. Më konkretisht, janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339.

“Janë përgjuar ministra, deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë.

Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.

“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine, të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës.

Ky është personi që ka financuar lëndën, pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë; më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë; Ti e di fort mirë ku e ke vëllain, sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, tha më tej gazetarja. /opinion


Shtuar 30.01.2020 21:29