Shumë afër Shqipërisë, një person zbulohet me simptomat e virusit të frikshëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur një emergjencë globale pas përhapjes së coronavirusit.

Coronavirusi duket se është shumë afër Shqipërisë, e ndërsa një burrë i infektuar është izoluar në karantinë. Së fundmi dyshohet për një rast të infektuar në Selanik të Greqisë.

Bëhet fjalë për një person të moshës së mesme, që kishte vizituar Kinën në javët e fundit, por të dhënat e tij ende nuk bëhen të njohura.

Nga organet greke të Shëndetësisë në qytetin e Selanikut, mësohet se një person i dyshuar se është prekur nga coronavirusi është shtruar në spitalin AXEPA. Simptomat janë të ngjashme me ato që shkaktohen nga virusi vdekjeprurës.

Ky është rasti i parë i dyshuar ne Selanik, i një pacienti që po kontrollohet nëse është infektuar apo jo nga coronavirusi.

Pacienti aktualisht është në karantinë, në një sallë me të gjitha aparaturat e nevojshme dhe analizat e tij janë dërguar në Institut për të përcaktuar nëse është virusi vdekjeprurës apo një rast i thjeshtë gripi.

Shtuar 30.01.2020 21:17