Lajmi i fundit nga Shkodra: Dyshohen me COVID-19, u merren analizat 21 personave

21 personave në qarkun e Shkodrës u janë marrë analizat pasi dyshohet të jenë të infektuar me koronavirus ndërsa është dhënë edhe një njoftim zyrtar në lidhje me situatën atje.

Mësohet se gjendja shëndetësore e personave të konfirmuar me koronavirus paraqitet e mirë dhe vazhdojnë nga ana e NJVKSH-së të ndjekin situatën epidemiologjike në të gjithë territorin e Qarkut.

Njoftimi i plotë:

Informacion mbi situaten ne Qarkun Shkoder, deri ne oren 18.00.dt. 2.04.2020.

NJVKSH, vazhdojne te ndjekin situaten epidemiologjike ne ne te gjithe territorin e Qarkut, nepermjet hetimit mbi kontaktet e dyshuara per rastet covid -19, dhe mbikqyrjes se respektimit te vetkarantinimit te personave te dyshuar.

Nderkohe gjendja shendetesore e te konfirmuarve pozitiv eshte e mire.

Jemi ne pritje te pergjigjeve nga ISHP Tr per 6 mostra ne Puke dhe 15 mostra ne Shkoder.

Nga Filialet e Postave jane shperndare ne nivel Qarku, rreth 2524 pensione ne Shtepi, prej te cilave ne :

Shkoder 1725.

Puke 256.

M.Madhe 150.

Vau Dejes 383.

Bashkia Shkoder ka asistuar shtresat ne nevoje per 61 familje me pako ushqimore, prej te cilave :

Ne qytet 19 familje te vetmuar

Ne NjA Pult 42 familje, me ndihme ekonomike dhe me mbi 5 anetare, e te moshuar.

Bashkia ka dezinfektuar objektet si DVP, SHIK, FNSh, trotuaret e zones Industriale, supermarketet Shpar, Stadiumi, etj.

Ndersa nga KUZ, kane nderhyre ne zhbllokime pusetash, ne 3 lagje te qytetit, si dhe ne riparimet e defekteve te ndryshme me kerkese te qytetareve.

Nga Bashkia Vau Dejes, sot nuk kemi informacion per raste te reja covid-19.

Jane shperndare ne kete bashki, rreth 55 pako ushqimore nga Shoqata “Tomorroë Starts Today” tek familjet ne nevoje ne NjA Bushat.

Ne Bashkine. M.Madhe, nuk raportohet raste covid – 19.

Nga ISSH ne Bashkine M.Madhe, ka ofruar prane komunitetit sherbime te ndryshime mjeksore te rimbursueshme nepermjet QSH,

gjithsej 117 sherbime, prej te cilave 33 ne banese.

Ka monitoruar kushtet higjeno- sanitare te personelit ne 5 subjekte supermarkete dhe furra buke, si dhe edukim shendetesor ne QSh te NJA Qender.

Nga ISSH, Shkoder jane monitoruar dhe inspektuar 86 subjekte, per te konstatuar rregullat higjenike dhe zbatimin e urdherit per subjektet qe jane te ndaluara per te ushtruar aktivitet.

Nga strukturat e DVP nepermjet 4 komisariateve ka vijuar zbatimi i urdherave ne bashkepunim me FNSh, ushtrine, per zbatimin e masave te ndalim qarkulliimit ne te gjithe territorin, kontaktimin e te ardhurve nga Durresi dhe jashte shtetit ne territorin e Prefektures.


Shtuar 2.04.2020 18:05