Lajm i mirë për bluzat e bardha, Skëndej Brataj dhe Andi Koraqi mundin Covid-19

Një lajm i mirë vjen këtë të martë mes 4 mjekëve të shëruar janë doktor Skënder Brataj dhe doktor Andi Koraqi .

Njoftimi i plotë

Tiranë, 14 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme. Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

#LajmetëMira për stafet mjekësore 🙏

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19🙏🏼

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit✅ Deri tani 36 personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19 ✅

2️⃣4️⃣8️⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛


Shtuar 14.04.2020 10:25