Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan, ku pas një konflikti kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.
Eredet Çapoku ka goditur me sende të forta 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga krimi në familje në Paskuqan. Sipas grupit hetimor ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar, ndërsa Erdet
Çapoku e ka goditur duke e lënë të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku 30-vjeçe me shkop druri. Autori është shpallur në kërkim nga policia.