E shkuara e errët, kush është shënjestra në Elbasan që i shpëtoi breshërisë së plumbave

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Shushicë të Elbasanit ku objektivi mësohet të jetë Petrit Çarciu.

Ai po udhëtonte me makinë bashkë më të birin në momentin kur një person ka qëlluar me breshëri plumbash rreth orës 00:30 të ditës së sotme kundrejt tij.

Ka qenë Çarciu ai që telefonoi menjëherë Sallën Operative të DVP Elbasan duke thënë se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur.

Mësohet se dy vëllezërit e Petrit Çarçiut aktualisht janë duke vuajtur dënimin jashtë shtetit për probleme me drogë.

Ndërkohë, në fshatin ku jeton 48-vjeçari, tri herë i kanë djegur lokalin.

Gjithashtu, mësohet se ai ka pasur probleme me gruan e parë dhe të dytë, ku njëra prej tyre e ka denoncuar dhe në polici për dhunë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 21.06.2020 11:47