Kush është 39-vjeçari që u gjet i vdekur në burg për Krishtlindje

Blerim Protoduari nuk e festoi dot Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. 39-vjeçari që mbahej i burgosur në burgun e Beratit, humbi jetën më 24 dhjetor, ndërsa ngjarja u raportua 4 ditë më vonë.

Fotoja e mëposhtme i përket viktimës, për të cilin u raportua se i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Por ndryshe nga informacioni zyrtar, të afërmit e Protoduarit ngrenë dyshime.

Ata thanë se ngjarja u mbajt e fshehtë dhe se nuk ka prova se 39-vjeçari është vetvarur me kabullin e televizorit në qeli. Sipas tyre,

“Ai vuante nga depresioni. E morën në burg për dhunë në familje, por është akuzuar me të padrejtë. Askush nuk na njoftoi për rastin. Pse u mbajt rasti i fshehtë 4 ditë nga policia.

Kemi dyshime. Rrobat i kishte të mbuluara me gjak dhe na thanë se gjoja kishte kishte kafshuar gjuhën. Nuk besojmë se ishte vetvarje”, tha njëri nga të afërmit.

Blerim Protoduari kishte rreth 7-muaj që ishte i burgosur për veprën penale “Dhunë në Familje”./SHQIP


Shtuar 1.01.2020 13:41