Wayne Rooney mund të fillojë debutimin e tij në Derby County të enjten kur ata presin skuadrën e Barnsley.
Shënuesi më i mirë Anglisë nënshkroi një marrëveshje 18-mujore lojtar-trajner me Rams në gusht, por nuk kishte drejtë të luajë deri në janar.
Forma e dobët e Derby, e shoqëruar me kartona të shumtë, do të thotë që menaxheri Phillip Cocu mund të thërrasë 34-vjeçarin që nga fillimi kundër Barnsley.
“Ai është i aftë, ai mund të fillojë por do t’i duhen disa ndeshje”, tha Cocu.
“Kështu që ndoshta nuk është perfekt që nga fillimi por është e rëndësishme që ai të futet në ekip sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të marrim një formë të caktuar në ekipin tonë” deklaroi trajneri.