Koronavirusi rrezikon edhe WhatsApp: Serverat rrezikojnë të shkrihen!

WhatsApp mund të mos përdoret më dhe kjo për shkak të koronavirusit.

Këtë alarm e ka dhënë Mark Zuckerberg, i cili ka deklaruar se serverat e këtij programi mund të mos mbajnë ngarkesën dhe rrezikojnë të shkrihen.

Kjo vjen pasi njerëzit janë izoluar në banesa duke përdorur më shumë se kurrë programin, gjë e cila mund të mbingarkojë rrjetin.

“Për momentin nuk po përballemi ende me një epidemi masive bashkëkohore në të gjithë botën, por nëse kjo ndodh do të duhet të sigurohemi të jemi në lartësinë e duhur për sa i përket infrastrukturës”-ka deklaruar Zuckenberg.


Shtuar 23.03.2020 18:38