Kërkohej prej ditësh, gjendet i mbytur 64-vjeçari në Dibër

Trupi i një 64 vjeçari është nxjerrë i pajetë sot në vendin e quajtur “Ura e Reçit”.

Grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur “Ura e Reçit”.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lum.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 14.05.2020 19:14