Këngëtari shqiptar ka gati bashkëpunimin me Chris Brown, zbulon datën e publikimit (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, Gashi zbuloi se 2020 kishte nisur mjaft mirë për të. Ai tregoi se shumë shpejt do të sjellë një nga këngët e tij më të pëlqyera, ‘Safety’, remix në bashkëpunim me Chris Brown. Dhe duket se kënga ēshtë gati dhe do të publikohet më shpejt nga sa e kishit menduar.

Gashi ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ se data e publikimit do të jetë 24 janar. “Safety 2020, 24 janar në bashkëpunim me Chris Brown, Afro B dhe Dj Snake”, ka shkruar ai në Instagram. Gashi po ecën mjaft mirë në rrugën e tij drejt suksesit, pasi ka bashkëpunuar edhe herë të tjera me personazhe të famshëm.


Shtuar 16.01.2020 11:04