Jeni bllokuar në Austri për shkak të koronavirusit? Ministria e Jashtme jep lajmin e mirë

Një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme.

Kjo e fundit, informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Gjithashtu, autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Austri duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2020, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Austri.


Shtuar 20.03.2020 14:40