Izolohet një tjetër person tek infektivi, dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi

Pas dy rasteve të konfirmuar nga koronavirusi, dyshohet se është prekur dhe një person tjetër.

Abc neës bën me dije se në spitali Infektiv është izoluar një tjetër person.

“Burime nga spitali më bëjnë me dije se ka simptoma të COVID-19, por janë analizat e specializuara që do të saktësojnë nëse kemi të bëjmë vërtetë me një të prekur të tretë”, raporton gazetarja.

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që sot qeveria të mbyllë shkollat për dy javë si dhe ka anuluar fluturimet me Italinë deri në 3 prill.


Shtuar 9.03.2020 09:53