Duket se ka ardhur dita që ndihma që Shqipëria i dha Italisë, të kthehet pas.
Me rritjen e shifrave të të infektuarve gjatë javëve të fundit, është rritur ndjeshëm edhe shqetësimi.
Një ekip i Task Forcës së Emergjencave Civile Italiane, i përbërë nga 6 ekspertë, do të vijë sot në Tiranë dhe do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Ekipi i ekspertëve italianë do të qëndrojë për 14 ditë në Shqipëri dhe bashkë me të do të vijë edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm Arcuri.