Kapet “njeriu i verbër”: Kush është shqiptari në Itali, pjesë e bandës së rrezikshme

Policia Italiane ka arrestuar personin efundit nga banda shqiptare që operonte në zonën e Asti, veçanërisht në ato të Nizës dhe Canellit.

Operacioni i koduar “Lulet e Lindjes” vuri në pranga plot 24 persona ndërsa ditën e sotme është arrestuari i kërkuari fundit, ai është një 23 vjecar që kishte ardhur nga Porti i Vlorës.

Sipas policisë, Seksionit Kundër Drogës, në bashkëpunim me zyrën kufitare në portin Brindisi, kanë gjurmuar një 23-vjeçar, i akuzuar si pjesë e shoqatës kriminale Asti, me nofkën “njeri i verbër”, i ardhur nga porti shqiptar i Vlorës.

Roli i shqiptarit në grupin kriminal, ishte të bënte furnizime të shumta të kokainës në rrugët e qytetit dhe në krahinë për dhjetëra mijëra euro.

Grupi i shqiptarëve mendohet se është i një rrezikshmërie të lartë. Ata akuzohen për trafik droge, rrëmbim personi, dhe prostitucion.


Shtuar 30.07.2020 08:16