I penduar që nxorri në “pension” Jozefina Topallin? Basha habit me përgjigjen

Në zgjedhjet e fundit, kryetari i PD Lulzim Basha nuk kandidoi për deputet figura të rëndësishme politike demokrate.

Ditën e sotme, Lulzim Basha është shprehur se Partia Demokratike është e hapur për këdo që e ndjen veten demokrat.

“Partia Demokratike është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat dhe që do të japë kontributin e vet në këtë familje politike, që po përgatitet të qeverisë vendin”, tha Basha në një lidhje direkte me emisionin “Aktualitet” në Fax Neës.

I pyetur për rastin e Jozefina Topallit, Basha i qëndroi deklaratës se PD është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat, por shtoi se duhet parë interesi publik jo vetëm ai personal.

“Secili nga ne duhet që të shikojë intersin publik dhe jo vetëm atë personal”, tha kreu i PD Lulzim Basha. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 21:02