I infektuari i parë me koronavirus në Mirditë ishte punonjës i spitalit të Rrëshenit

Mirdita i është shtuar sot hartës së qyteteve që kanë raste pozitiv me koronavirus në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se personi i infektuar është anëtar i administratës së Spitalit të Rrëshenit.

55-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetsore. I infektuari në fjalë nuk ka patur histori udhëtimi apo takime me persona që kanë lidhje me Italine.

Të lidhura

None found

Ai ka 10 ditë qe kurohej në shtëpi për veshkat, dhe vetëm tani i është bërë testi nga ku ka rezultuar pozitiv me Covid.

Personi në fjalë ka pasur kontakte të shumta me personelin në spitalin e Rrëshenit, ndërsa nuk dihet nëse ata janë vendosur në karantinë, apo kanë shfaqur shenja të koronavirusit.


Shtuar 29.03.2020 10:22