Humbi jetën në atentat, shokët ndezin qirinj për 28 vjecarin në Tiranë

Një atentat i mori mbrëmjen e djeshme jetën një 28 vjecari në Tiranë.

Vilson Noka që njihej edhe me emrin Tafciu, 28 vjeç i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë nuk është i panjohur për policinë.

Vilson Tafciu (Noka) ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 në Francë.

Në 12 mars të 2018 e kanë arrestuar po në Francë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pasi ka kryer 8 muaj burg, në 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca për në Shqipëri.

Ndërkohë policia ka njoftuar se viktima Vilson Tafciu (Noka), është qëlluar nga autorë ende të paidentifikuar me 3 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Mbrëmjen e sotme shokët e tij kanë ndezur qirinj në vendin në Vilsoni gjeti vdekjen.

Ata i kanë bërë dedikime ku shkruajnë se nuk mund ta besojnë se kjo gjë është e vërtetë. /albeu.com/


Shtuar 21.01.2020 19:42