Harron hallet e shqiptarëve, Rama në OKB: Prioriteti ynë, konflikti në Ukrainë!

Në cilësinë e kreut të radhës së OSBE, kryeministri Edi RAma ka mbajtur fjalën në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Kreu i qeverisë bëri me dije se një ndër pikat kryesore ku do punohet, është konflikti Ukrainë-Rusi dhe shtoi se ai ka shkuar në zonën e luftës e pa që po vriten ende civilë.

Po ashtu tha sa se një tjetër prioritet është dhe mbrojtja dhe të bëhet diferenca në terren.

“OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar dhe në axhendën tonë është zhvillimi i qëndrueshëm. Unë jam i vendosur si kryetar i OSBE për të rritur bashkëpunimin dhe përballimin e sfidave.

Pikat kyçe në punën time si kreu i OSBE janë tre: Siguria kombëtare, të promovojmë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës dhe objektivi kryesor do të jetë mbrojtja dhe të bëjmë diferencën në terren.

OSBE ka provuar se mund të dialogohet në vende të ndryshme pas konfliktit, prandaj përpjekjet për zgjidhjen e krizave mbeten parësore për ne si kriza në Ukrainë.

Gjatë vizitës 2 javë më parë në Ukrainë theksova përkushtimin tonë për të çuar përpara marrëveshjen e paqes dhe arritjen e armëpushimit atje.

Pavarësisht marrëveshjes së paqes ende ka viktima atje. Në Ukrainë kërkojnë një monitorim të OSBE atje për zbatimin e plotë të paqes”, u shpreh ndër të tjera Rama. /albeu.com/


Shtuar 6.02.2020 16:56