Gjendet i pajetë 22 vjeçari shqiptar në apartamentin e mikut të tij në Greqi

Një 22 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas mediave greke, i riu u gjet i pajetë brenda banesës së një miku të tij, ku po qëndronte prej disa kohësh.

Ka qenë pronari i banesës që ka gjetur trupin dhe më pas ka njoftuar autoritetet ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forcat e pòlicisë lokale.

Ka dyshime se vdekja mund të ketë ardhur mpër shkak të mbidozës pasi njihej si përdorues i lëndëve narkotike megjithatë pritet përgjigja nga autopsia për të mësuar më shumë.


Shtuar 22.06.2020 07:58