Gjendet e shkrumbuar makina e përdorur për atentatin në Tropojë

Policia ka arritur të gjejë makinën e djegur të përdorur nga autorët për eliminimin e Guxim Gjuriqit.

Makina e djegur e tipit “Ford” ka qenë pa targa dhe është gjetur në fshatin Golaj të Hasit.

Sipas banorëve, Gjyriqi njihej si një person i qetë dhe nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.

Ai ka qenë baba i dy djemve, dhe jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset e tij modeste, me të cilët siguronte dhe jetesën dhe të ardhurat e familjes.

Mëshet se Gjyriqi është kushëriri i Fatmir Haklajt, i cili ekzekutoi ish-liderin e lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari dhe më pas u vra dhe vetë në një atentat të mirëorganizuar në vitin 1999.

Kjo ngjarje u pasua nga një seri hakmarrjesh të tjera, që pothuajse shkretoi të gjithë burrat e fisit Haklaj.


Shtuar 6.01.2020 09:33