Dyshohet se u përdor në vrasjen e kushëririt të Fatmir Haklajt, gjendet e djegur makina në Has

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Golaj të Hasit gjatë paradites së sotme.

Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se makina është e autorëve që ekzekutuan në biznesin e tij gjatë mbrëmjes së djeshme Guxim 47 vjeçarin Gjyriqi në Bajram Curri.

Ky i fundit u ekzekutua në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme në biznesin e tij.

Policia nuk ka ende një pistë për shkakun e vrasjes së Gjyriqit, i cili kishte lidhje familjare edhe me Haklajt e Tropojës. Mësohet se Gjyriqi ishte djal teze me Fatmir, Halil, Shkëlqim dhe Ylli Haklaj, të gjithë të vrarë gjatë viteve 1988-2001 në Bajram Curri.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Gjyriqit ka të bëjë me ngjarjet e 20 viteve më parë apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër. /albeu.com


Shtuar 6.01.2020 09:31