Flet i afërmi i vajzës që u vra nga babai i saj: Ua mori jetën një skizofren!

Një baba shqiptar ka qëlluar për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin duke u marrë jetën në mënyrë makabre.

Sipas raportimeve në mediat australiane, i akuzuar për këtë krim në familje është 55-vjeçari Osman Shaptafaj, i cili dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 25-vjeçare, Lindita Musai dhe bashkëshortin e saj 29-vjeçar, Veton Musai.

Pasi i mori jetën së bijës dhe bashkëshortit të saj, 55-vjeçari tentoi të vetëvritej dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë, që ndodhi në shtëpinë e çiftit në Yarraville, në perëndim të Melburnit, ku autori shkoi në festën 1-vjetorit të martesës së tyre dhe kreu masakrën.

Media “Daily Mail Australia”, referuar dëshmisë së një të afërmi, tha se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë marrëdhënia e vështirë që Osmani kishte me të bijën dhe mos pranimi që ajo të fillonte një jetë të re.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rëndë, një familjar i Vetonit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku e përgënjestron këtë lajm.

Sipas tij, Lindita kishte 15 vjet që nuk jetonte me babain e saj. Ai shprehet se 25-vjeçarja jetonte me nënën dhe vëllain e saj.

Kushëriri i 29-vjeçarit tregon se Vetoni ishte nga Struga, ndërsa Lindita ishte me Ulqini, por të dy jetonin në Australi.

Ai ka dërguar edhe një foto, ku shihen dy viktimat në një festë.

“Pershendetje! Keto ishin dy engjëj qe u vran nga nje skizofren, kusheriri im me te shoqen. Une jam nje i aferm i Vetonit dhe dua te sqaroj per te gjithe se Lindita nuk jetonte me babain prej 15 vitesh. Ajo jetonte me mamane dhe vellain e saj para marteses. Vetoni eshte nga Struga kurse Lindita nga Ulqini qe jetonin ne Australi”- shprehet ai.


Shtuar 2.01.2020 19:31