Flakët e ferrit, dalin pamjet e frikshme nga zjarret në Australi

25 të vdekur, mijëra shtëpi të shkatërruara dhe dhjetra mijëra ta pastrehë përveç dëmeve të pallogaritshme materiale.

Ky është bilanci tragjik i zjarreve të mëdha që kanë përfshirë Australinë gjatë ditëve të fundit duke ngjallur një solidaritet të madh botëror.

Sëfundmi janë publikuar pamjet satelitore nga vatrat e zjarrit gjatë muajve të fundit në Australi duke treguar se cilat zona janë djegur.

Zjarret në foto nuk janë të gjithë aktivë, por fotografia tregon se thuajse i gjithë kontinenti është djegur gjatë muajve të fundit nga të paktën një vatër zjarri, raporton albeu.com.

Qielli duket i kuq ngado dhe banorët flasin për “Fundin e Botës”, ndërsa mijëra zjarrfikës janë përfshirë në luftë më flakët.

Disa reshje të lehta shiu kanë lehtësuar situatën, por shërbimi meteorologjik thekson se kjo është momentale dhe ndalja e reshjeve mund të përkeqësojë rrethanat. /albeu.com


Shtuar 6.01.2020 08:58