Fermerët priten një orë për të takuar ministrin për hallet e bujqësisë, përfundojnë në polici

Policia ka shoqëruar dy fermerë të Velmishtit të identifikuar si Luli Cela dhe Geni Ziu që prisnin takim me ministrin Bledi Çuçi.

Fermerët mësuan se do të vinte ministri dhe u mblodhën në një pikë eksporti për të biseduar në lidhje me dëmet që kanë pësuar dhe të bisedonin për problemet e tyre.

Ata qëndruan rreth një orë në rrugë përballë magazinës ku do të shkonte ministri, por takimi mes tyre nuk u zhvillua.

Ministri ishte në shtëpinë e grumbulluesit që ndodhej përballë magazinës dhe fermerët ishin në rrugë.

Ndërkohë dolën pronarët e shtëpisë dhe krijuan një incident me një fermer i cili po filmonte fermerët dhe ktheu kamerën nga banesa ku po qëndronte ministri.

Ministri Çuçi zgjodhi të largohej pa zhvilluar takimin me fermerët. Ai futi makinën brenda oborrit të shtëpisë dhe u largua, ndërsa fermerët që ishin mbledhur u shpërndanë.

Dy personat që u shoqëruan më vonë për në pòlici u konfliktuan me pronarin e shtëpisë ku po qëndronte Çuçi, i cili ishte gjithashtu fermer, shkruan faxweb.

Vëllai i njërit prej të shoqëruarve, Gëzim Huhaj tregoi íncidentin e ndodhur rreth orës 2 të drekës:

“Ishte një kònflikt i kotë sepse ne nuk kemi kònflikte me askënd, as me zotërinjtë që u konfliktuam.

Thjesht ishim në pritje të ministrit të Bujqësisë për ti thënë dy fjalë si fermerë. Nuk ishim pjesë e takimit, por ishim mbledhur dhe po prisnim në rrugë.

Ishim informuar që Çuçi po qëndronte në Velmisht. Aty pati një dèbat ndërmjet zotërisë ku kishte ardhur Çuçi dhe nesh. E quaj debat të kotë dhe nuk mendoj që duhet të arrinte deri këtu gjendja. Íncidenti ishte me fjalë.”


Shtuar 8.05.2020 15:23