Nuk ka marrëveshje për hapjen e lokaleve në Maqedoni

Hapja e lokaleve i përplasi Ministritë e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë. Takimi i djeshëm, në të cilin morën pjesë vetë hotelierët, përfunduan pa marrëveshje. Informacioni i marrë nga Alsat thotë se megjithëse propozimet fillimisht u njoftuan të gjenden në seancën e sotme të qeverisë, ato janë transferuar për nesër.

“Informacionet e para që morëm disa ditë më parë ishin se kafenetë do të fillojnë të pranojnë klientë nga e hëna, 11 maj. Ky propozim është akoma në tavolinë, por ka mosmarrëveshje midis përfaqësuesve të kafeneve dhe restoranteve dhe Ministrisë së Ekonomisë nga njëra anë, dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga ana tjetër. Nga Ministria e Shëndetësisë besojnë se klientët duhet të jenë vetëm në tarraca, por kjo nuk ka asnjë levërdi ekonomike. Përfaqësuesit e kafeneve dhe restoranteve janë gjithashtu të mendimit se në këtë mënyrë bëhet diskriminim, sepse të gjithë hotelierët nuk kanë të njëjtën hapësirë në tarraca”.

Përveç pranimit të klientëve në ambientet e lokaleve, vetëm në tarraca ekzistojnë edhe disa protokolle të tjera të kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë, me të cilat nuk pajtohen përfaqësuesit e kafeneve. Sipas planit të Shëndetësisë, kafenetë, restorantet dhe baret do të fillojnë me punë me orar të shkurtuar të punës. Ata do të kenë të drejtë të punojnë deri në orën 18:00. Pas përfundimit të pandemisë, do të kthehet orari i vjetër i punës. Përfaqësuesit e kafeneve dhe restoranteve nuk janë të kënaqur me propozimin, që në vetëm një tavolinë të mund të ulen katër klientë, dhe për një tavolinë të ketë hapësirë prej gati 10 metrash katrorë. Festimet në grupe dhe festimet familjare nuk do të lejohen në fillim, ato janë planifikuar pas largimit të virusit, por edhe atëherë me një numër të kufizuar të mysafirëve. Sektori i hotelierisë dhe turizmit është një nga më të prekurit nga Covid 19. Oda tashmë ka njoftuar se numri i kompanive në industrinë e hotelierisë që kanë aplikuar dhe kanë marrë ndihmë financiare nga shteti është minimal.


Shtuar 8.05.2020 15:27