EMRI/ Në pronësi të një ish-ministri, 57 vjeçari vdiq pasi ra nga godina e një universiteti privat

57 vjeçari Enver Levanaku ndërroi jetë mesditën e sotme pasi ra nga kati i tretë i godinës së Kolegjit Universitar “Qiriazi” në Tiranë.

Ky i fundit është në pronësi të një ish-ministri.

Për arsye ende te paqarta ai u rrëzua nga kati i tretë duke mos patur mundësi të shpëtojë pavarësisht dërgimit në spital.

Levanaku punonte si roje në këtë institucion.

“Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. /albeu.com


Shtuar 29.01.2020 14:27