Nis ceremonia e varrimit të policit që humbi jetën në krye të detyrës

Në fshatin Shkoroshnik të Malishevës filluar ceremonia e varrimit të policit Sami Thaçi i cili vdiq të martën mbrëma në krye të detyrës, nga një aksion në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ceremonia e varrimit të zyrtarit të Njësia Speciale e Antidrogës, Sami Thaçi, po përcillet nga mijëra qytetarë të cilët kanë shkuar për të nderuar veprën e tij shkruan ekspress.

Thaçi i cili ka lënë pas vetës bashkëshorten dhe tre fëmijë, do të varroset në varrezat e fshatit Shkoroshnik të Malishevës.

Mbrëmjen e së martës në fshatin Zhur të Prizrenit, zyrtari policor, Sami Thaçi, humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një bastisjeje që po bëhej në një shtëpi nga Njësia e specializuar e Antidrogës.

Ndërsa edhe dy policë të tjerë janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore, kurse një tjetër në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

I lënduar në vendngjarje mbeti edhe djali i të dyshuarit që kreu sulmin.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit I.B., i cili është arrestuar dhe momentalisht është në mbajtje.


Shtuar 29.01.2020 14:24