Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Enver Levani është emëruar si Drejtori i ri i Policisë së Burgjeve.

Për të marrë detyrën e re, Levani la postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”.

Ndërkohë, ai mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit.

Levani është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, duke pasur një eksperiencë mbi 16 vjeçare në polici.

Gjithashtu ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.


Shtuar 23.04.2020 18:09