Eliminoi vajzën dhe dhëndrin, mesazhet e koduara që përdorte babai

Një baba shqiptar ka qëlluar për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin duke u marrë jetën në mënyrë makabre.

Sipas raportimeve në mediat australiane, i akuzuar për këtë krim në familje është 55-vjeçari Osman Shaptafaj, i cili dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 25-vjeçare, Lindita Musai dhe bashkëshortin e saj 29-vjeçar, Veton Musai.

Mediat e huaja shkruajnë se Shaptafaj, i cili duket se nuk ka qenë i ftuar në fejesën e çiftit apo dasmë, ka mesazhe të koduara të postuara në faqen e tij në Facebook. Ai i mori jeten vajzes se tij dhe dhendrit ne pervjetorin e tyre te pare te marteses.

Një fotografi e Shaptafaj, i cili besohet të ketë emigruar në Australi nga Maqedonia, ka një imazh të një deleje të zezë të vetme midis një tufë delesh të bardha.

Një imazh tjetër është shoqeruar me fjalët “Më doni ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendjen tuaj”.

Një postim tjetër shkruan: “Jeta e pyeti vdekjen – pse njerëzit më duan mua, kurse ty të urrejnë?” Vdekja u përgjigj, “sepse ti je një gënjeshtër e bukur dhe unë jam një e vërtetë e dhimbshme”.


Shtuar 3.01.2020 08:12