Festivali i 58 i RTSH-së i organizuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu këtë vit pati shumë bujë e u komentua shumë. Pas këtij festivali kantautori i njohur Gjergj Leka ka treguar në emisionin “Soiree” me se vitin që vjen do të sjellë edhe ai një festival.
Jonida Shehu e ka pyetur Fitnete Tudën nëse do dëshironte të ngjitej në festival dhe Gjergj Leka ka zbuluar se vetë ai do të organizojë një festival.
“Unë nuk e kam thënë akoma, por vitin tjetër do bëj një festival. Unë ua bëj ftesën që sot”, u shpreh Gjergj Leka duke iu drejtuar artistes së madhe Fitnete Tuda. Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk ka frikë nga konkurrenca.