E nisën vitin keq, kapen 3 persona në Durrës

Tre persona kanë rënë në pranga e policisë së Durrësit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Burime bëjnë me dije se është arrestuar një 42 vjeçar i shpallur në kërkim per “Fshehjen e të ardhurave”

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi automjetit në mënyrë të pa rregullt”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për hetimin e Krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin:

A.H.,42 vjeç, banues në Gosë,Kavajë.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës këtë shtetas e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M.A.,22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 03.01.2020, në Arapaj, ka aksidentuar shtetasin E.S.,10 vjeç,banues në Arapaj ,Durrës, i cili pasi mori mjekim në Spitalin e Durrësit,u largua për në banesë.

-N.K.,46 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Ky shtetas në aksin rrugor Katër Rrugët e Fllakës-Sukth, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip benz, është përplasur me mjetin e parkuar tip benz ku ka patur vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.01.2020 08:13