Ky që po shihni në foto është Jan Prenga, 49-vjeçarit që mbeti i vrarë pas rrëmbimit të ndodhur në Kamzë 10 ditë më parë.
Jak Prenga ishte babai i 5 fëmijëve dhe sipas policisë u mor peng pas një konflikti droge mes një prej vëllezërve të tij dhe vëllezërve Hajri për t’u mbajtur peng në resortin luksoz Golden në Shijak.
Të lidhura
None found
Policia thekson se 49-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të humbjes së gjakut, teksa ka qenë duke u çuar në një resort nga autorët, pasi e kanë dhunuar.
Ditën e sotme, me konfirmimin e policisë familjarët kanë vendosur të hapin dyert e mortit edhe pse nuk dihet ende se ku është trupi i 49 vjeçarit.
