E FUNDIT/ Vrau 34-vjecarin për një rrugë, autori djali i ish-drejtorit të njohur

Pasditën e sotme në Durrës në Plepa ndodhi një ngjarje e rëndë ku pas një sherri, humbi jetën një 34-vjecar pasi u qëllua me thikë në zemër.

Viktima është shtetasi Idajet Dulla, i cili u ther me thikë nga shtetasi Arbër Kota.

Arbër Kota, autori i vrasjes me thikë të 34-vjeçarit në Durrës është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota.

Motivi:

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ndodhi si një pasojë e një zënke për motive banale.

Mësohet se i ndjeri Idajet Dulla, i kishte bllokuar rrugën shoferit të autobusit të një kompanie fasonërie, me automjetin e punës.

Ky bllokim rrugë është bërë shkak për ndezjen e konfliktit, i cili më pas agravoi në përdorimin e thikës nga ana e Arbër Kotit.

Mësohet se të dy personat e përfshirë në konflikt janë me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës.

Viktima punonte në një pikë për shpërndarjen e bombulave të gazit, bllokimi i rrugës me automjetin e punës u bë shkak i një sherri banal që përfundoi në një tragjedi të vërtetë.

Fillimisht ishte i ndjeri i cili e ka qëlluar me grusht shoferin e autobusit të një fasonërie dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluart drejt 34-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 19.09.2020 20:32