Video duke konsumuar kokainë? SPAK pushon hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës

SPAK ka pushuar hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Kohë më parë u publikua një video ku dyshohej se ai po konsumonte kokaine.

Kreu i bashkisë së Bulqizës po hetohejprej kohësh për mbajtje narkotikësh, për të cilin u publikua edhe një video ku ai dyshohej se ai konsumonte kokainë në një lokal.

SPAK pushoi hetimet ndaj tij me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën.

Hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës nisën pas publikimit në media të videos, ku dyshohej se Alla po konsumonte sasi kokaine, ndërkohë që pas analizave në laboratorin e policisë Shkencore, pjesë e Ministrisë së Brendshme, kryebashkiaku rezultoi se nuk kishte konsumuar drogë.

Përgjigjet e analizave treguan se kryebashkiaku i Bulqizës ka qenë i pastër në momentin e kryerjes së analizës, duke rrëzuar pamjet filmike që hodhën dëshime për të kundërtën.


Shtuar 18.08.2020 14:41