Ka shkuar në tre numri i viktimave në Berat.
Gentian Hoxha, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha ishin duke pastruar një pus në fshatin Dushnik të Beratit dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.
Të lidhura
None found
Fillimisht u nxorrën pa jetë dy prej tyre, ndërsa sëfundmi mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe i treti.
Abcnews.al mëson se në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij.
