Bie çmimi i Werner, Interi përgatitet për goditjen e madhe

Lajme të mira nga merkato për Interit. Zikaltrit kanë piketuar gjermanin Timo Werner si pasuesin ideal të Lautaro Martinez në rast se argjentinasi transferohet te Barcelona, dhe lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se klauzola e largimit të sulmuesit të kombëtares gjermane nga Leipzig nuk është 60 milionë euro por vetëm 50 milionë euro, një shifër mëse e pranueshme për arkat e Interit në rast shitjeje të Lautaros.

Gazzetta Dello Sport shkruan se klauzola e Werner nuk është 60 milionë euro por 50 milionë dhe se 60 milionë mund të shkojë vetëm në rast se Leipzig fiton Bundesligan.

Të lidhura

None found


Shtuar më 7.05.2020 08:06