Rrëzohet nga kafeneja e katit të 6-të, dërgohet me urgjencë në spital vajza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati ku ndodhej në një bar kafe.

Mësohet se vajza është dërguar në gjendjen të rëndë në spital.

Nuk dihet nëse vajza, ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur ndërsa raportohet praprakisht se është rreth 30-vjeçe.

Ajo ka mbetur në katin e dytë të pallatit ku ka ndodhur ngjarja ndërsa është transporuar për në Spitalin Rajonal të Korçës.


Shtuar 23.02.2020 15:50