Rama zbulon se ku do të ngrihet karantina për koronavirusin

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se shtëpia e pushimit e ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë.

Ai mbajti fjalën e tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë ku tha se me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë për situatën në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.

Të lidhura

None found

“Është për të ardhur keq që ndërkohë që bëhet politik e ka debat, askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike e individë me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur për të përhapur panik e për të dezinformuar. Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë.

Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar se i përmbush standartet”. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 11:37