Prej muajsh në arrati, përfundojnë hetimet ndaj Agim Kajmakut

Edhe pse ende në arrati ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku kanë përfunduar hetimet dhe akuzohet për 3 vepra penale nga organi i akuzës.

Ditën e sotme Prokuroria ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës që u shkarkua nga detyra pas publikimit të dokumentave nga ana e Partisë Demokratike se kishte qenë i dënuar dhe i ndaluar të futej në territorin e shtetit grek.

Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Mësohet se çështja është dërguar në Gjykatën Penale të Tiranës për tre akuzat e sipër-përmendura. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 15:25