Nënë Engjëllushja flet pasi mposhti COVID-19: Shumë e vështirë!

Kjo është nënë Engjëllushja, njëra prej pacienteve të prekura me Coronavirus në Shqipëri, por që arriti të fitojë luftën me këtë virus.

Ajo ka rrëfyer momentet e vështira që kaloi, në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë.

“Kam qenë në gjendje shumë të rëndë”, tregon nënë Egjëllushja.

Thotë se situata po përkeqësohej dita-ditës, por sot nuk ka më asnjë shenjë të sëmundjes.


Shtuar 2.05.2020 15:16