I moshuari në Shkodër bie në tokë e ndërron jetë, mister arsyet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një i moshuar është rrëzuar duke ecur dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi 70 vjeçari R.B., kishte shkuar për të marrë pensionin dhe pasi doli nga zyra e postës i është drejtuar motorçikletës së tij, por papritur është shembur në tokë.

Menjëherë është telefonuar autoambulanca, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa rezultat.

Mjekët dyshojnë për një atak kardiak, ndërsa nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes së tij.


Shtuar 11.03.2020 16:50