I vdiq burri nga koronavirusi, gruaja mbetet e bllokuar në shtëpi së bashku me kufomën

Italia po kalon një ndër periudhat më të vështira të saj pasi koronavirusi ka prekur mijëra vetë e ka marrë qindra jetë.

Një grua në Itali prej dy ditësh po jeton më kufomën e të shoqit në shtëpi, pasi çifti ishte futur në karantinë kur burri ishte diagnostikuar me koronavirus.

Gruaja nga Borghetto Santo Spirito është bllokuar brenda apartamentit për arsye karantine, siç sqaroi kryebashkiaku Giancarlo Canepa për CNN.

Sipas fqinjëve, ajo qan dhe kërkon ndihmë nga ballkoni, por askush nuk e ndihmon dot.

‘Po, është e vërtetë që gruaja ndodhet ende brenda shtëpisë, bashkë me kufomën. Kemi një protokoll sigurie që duhet të ndjekim.

Burri ka refuzuar të dërgohej në spital pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Nëse do të pranonte shtrimin në spital, kjo gjë nuk do të ndodhte’, deklaroi Canepa. /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 16:47