Grekët nuk lëshojnë as pas kërkesës Xhaçkës: Mbyllet kufiri, qytetarët mbeten në rrugë

Pavarësisht kërkesës së ministres Olta Xhaçka, pala greke ka vendosur që udhëtarët e bllokuar në Kakavijë të qëndrojnë një tjetër natë në makinë ose në rrugë.

Pala greke duket se nuk ka rënë dakord me ministren Olta Xhaçka dhe ka mbyllur pikën kufitare në orën 22:00 duke i lënë qytetarët të kalojnë një tjetër natë në makinë.

Pasditen e sotme, ministrja e Mbrojtjes tha se kishin biseduar për të shtyrë punën përtej orarit zyrtar, por mesa duket Greqia do vazhdojë me të njëjtat rregulla.


Shtuar 14.08.2020 20:33