Gjendet i pajetë 44 vjeçari në Durrës, tre viktima në vetëm një orë

Një person është gjeturi vdekur ditën e sotme në Durrës.

Policia njofton se rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ditën e sotme, dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë. Një prej viktimave ishte një 60 vjeçar i cili ka ndëruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike si dhe një 79 vjeçar i dyshuar paraprakisht se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.


Shtuar 10.03.2020 14:05