Furgoni i Postës përplaset me 2Benzin, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur afërsi të fshatit Bulgarec. Nga të dhënat paraprake mësohet se është përplasur furgoni i postës dhe një automjet tjetër tip “Benz”.

I plagosuri Kristi Plluska rreth 35 vjec, drejtuesi i furgonit të postës është dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volksëagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 9.06.2020 13:09