Çmendet lushjari, plagos rëndë infermierën e cila po i kuronte mamanë

Një lushnjar ka plagosur me thikë një infermiere e cila po i bëntë gjilpërën të ëmës së agresorit.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:15 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Arrëz të Lushnjës.

36-vjeçari Altin Mbirçe, ka goditur me thikë, shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, 36-vjeçari është larguar nga banesa, por nga ndjekja e polcisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Aktualisht infermierja e plagosur ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 21.04.2020 19:36